Lirimi nga burgu i vrasësit të katër vjeçarit shqiptar Almir Aliu ka shkaktuar një zemërim të madh tek shqiptarët në Maqedoni për mënyrën se si prokuria e trajtoi çështjen. Gjatë seancës së fundit, prokurorët e klasifikuan vrasjen e Almirit si një aksident, të cilin Boban Iliç e kishte shkaktuar në kushte të rënda psikologjike. Ishte pikërisht kjo gjë që e nxorri atë nga burgu duke shkaktuar reagimin e shqiptarëve. Ndërkohë, Albeu mëson ekskluzivisht se Prokuroria e Kumanovës ka ankimuar vendimin për lirimin e Boban Iliç duke kërkuar rigjykimin e çështjes dhe rivlerësimin e fakteve.

Loading...