Vrenezi: Europiani në Shkup, nder dhe përgjegjësi për ne, Alili dhe Salihasi janë shpresat tona

Nga sot e deri më 20 maj në sallën sportive “Kale” në Shkup do të zhvillohet kampionati europian në mundje për kadetë.

Kryetari i Federatës së mundjes së Maqedonisë, Betim Vrenezi deklaroi se është nder, por edhe përgjegjësi organizimi i një ngjarje të madhe sportive siç është europiani i mundjes.
“Është nder dhe kënaqësi që një eventi i madh të mbahet në Shkup, e sidomos me ardhjen time në krye të Federatës dhe për mua është një sukses shumë i madh. Konkurrenca është shumë e madhe. Ne kemi dy shpresat tona që presim shumë nga ata. Njëri prej tyre është Besir Alili si dhe Aid Salihasi. Presim rezultat të mirë. Sot janë garat eliminatore dhe gjysmëfinalet, ndërsa nesër në orën 17.00 është hapja solemne. Më pas do të jenë edhe finalet e para të evropianit”, deklaroi Betim Vrenezi, kryetari i FMM-së.

Loading...