Një 17-vjeçar shqiptar është vrarë me thikë në Londër pas një sherri mes të rinjsh. Mjekët luftuan për të shpëtuar Vako Kakon, por ai vdiq në vendin e ngjarjes në një rrugë në veri të Londrës.

I riu shqiptar po kryente stazh pune dhe nga mediet angleze thuhet se nuk kishte të bënte me bandat. Vëllai i tij i madh, Bruno Kako, 25 vjeç thotë se, nuk ia ka idenë se nga kush mund të jetë sulmuar.

Dëshmitarët thonë se një grup i madh të rinjsh u përplasën në një sulm të hënën. Vaso është i riu i 18-të që vritet në Londër në këtë vit dhe i 14 që vitet me thikë. Policia ka nisur hetim dhe ka bërë thirrje për dëshmitarët që të japin informacion.

Loading...