Një shqiptar është vrarë dhe dy të tjerë plagosur në Keln të Gjermanisë si pasojë e një përleshje fizike me disa persona me nacionalitet turk. Siç bëhet e ditur nga dëshmitarët, shqiptari nga Kosovë është me origjinë nga Vushtrria, ndërkaq dy të plagosurit nga Ferizaj.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, ndërkaq të dy plagosurit po trajtohen ende në një spital në Keln dhe ende nuk dihet saktësisht për gjendjen e tyre.

Loading...