Vritet Zamira, këngëtarja shtatëzënë sepse këndoi ulur në një syneti (Foto)

Një këngëtare 8 muajshe shtatzënë është qëlluar për vdekje në një ceremoni familjare mbrëmjen e së martës, në Pakistan.

Sipas “BBC”, rrethanat e vrasjes së 28-vjeçares Samira Sindhu janë ende të paqarta. Një burrë pretendohet se e ka qëlluar pasi këngëtarja nuk ishte ngritur në këmbë gjatë këndimit, ndërsa vetë i akuzuari ka thënë se e kishte qëlluar gabimisht duke shtënë në ajër.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Kanga të Larkanas në Provincën Sindh të Pakistanit, gjatë një ceremonie synetllëku.

Bashkëshorti i këngëtares, Ashiq Sammoo, i tha policisë se një burrë i kishte drejtuar armën bashkëshortes së tij duke e kërcënuar të ngrihej në këmbë teksa këndonte. Pasi e reja i kishte thënë se ishte shtatzënë dhe nuk mund të ngrihej, burri e kishte qëlluar.

Tariq Jatoi, i arrestuar nga policia, tha për gazetarët jashtë sallës së gjyqit se e gjithë ngjarja kishte qenë aksidentale.

Muzikantë të shumtë u mblodhën në një protestë të mërkurën duke kërkuar drejtësi për këngëtaren shtatzënë që u vra të martën.

Në një video që ka qarkulluar në rrjetet sociale shfaqen tre burra që i afrohen këngëtares dhe i hedhin para. Ajo ngrihet në këmbë dhe vazhdon të këndojë. Në momentin që burrat largohen, dëgjohen tri të shtëna dhe këngëtarja bie përdhe.

Protestuesit të mërkurën kërkuan arrestimin edhe të dy personave të tjerë prezentë, përveç të dyshuarit kryesor./tvklan.al

Loading...