Para disa ditësh u publikua në media një ngjarje tronditëse, ku një i ri shqiptar ka vrarë të atin në Greqi.

Ngjarja ka ndodhur më 27 maj, por vetëm para disa ditësh 26 vjeçari pranoi se ishte aiq ë qëlloi me çifte të atin.

Ditën e sotme i riu ka dalë para gjukatës,, ndërkohë u prit nga një grumbull njerëzish që b.rohorisnin pro tij.

Sipas të dhënave u pohua se djali kishte vrarë babain pasi ai abuzonte seksualisht me të dhe të motrën.

Ndërkohë që shoqërohej brenda gjykatës njerësit lëshonin thirrje: Të lumtë! Bravo! Ne jemi me ty! Ne jemi krah teje!

Qytetarët e mbledhur për ta përkrahur thanë para kamerave se 26-vjeçari ishte njeri shumë i mirë, kishte qenë fëmijë i qetë, me një karakter që nuk shqetësonte kurrë dhe as provokonte tensione në shoqëri.

Mësohet se ai i kishte thënë Policisë greke se e vrau babanë pasi 70-vjeçari jo vetëm që kishte abuzuar seksualisht me të, por po abuzonte edhe me dy motrat dhe vëllezërit më të vegjël nga martesa e tretë, me një vajzë 10-vjeçare dhe një djalë 7-vjeçar.

Loading...