Vuçiq: Preferoj ndarjen e Kosovës

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, i cili po përpiqet të negociojë me Kosovën për të arritur një marrëveshje, e cila do t’i hapte rrugë anëtarësimit në BE, thotë se më shumë do të preferonte zhvendosjen e kufijve në vija etnike.

“Më shumë preferoj ndarjen e Kosovës, kjo është politika ime”, tha Vuçiq për televizionin rajonal N1, të enjten, shkruan albinfo.ch. “Të kesh një territor ku askush nuk di se si trajtohet dhe se kujt i takon, është burim i vazhdueshëm për konflikt potencial”.

Ndarja e Kosovës po bëhet githnjë e më tepër temë diskutimi, ku Kosova do të merrte Luginën e Preshevës, kurse Serbia Mitrovicën Veriore. Deri para pak kohësh, kjo ishte tabu për komunitetin ndërkombëtar.

Loading...