Vuçiq: Serbia do të hetojë vrasjen e Ivanoviqit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se vrasja e politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviq, është “akt terrorist”.

“Ky akt për shtetin e Serbisë është terrorist dhe si të tillë do ta trajtojmë”, tha Vuçiq për gazetarët në Beograd, pas takimit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë.

Vuçiq tha se i është dërguar letër misionit të OKB-së në Kosovë, UNMIK, dhe atij të BE-së, EULEX, me kërkesën që organet shtetërore të Serbisë të marrin pjesë në kryerjen e hetimeve në Kosovë.

Ai tha se pret që Prokuroria për krim të organizuar të nisë sot procedurat paraprake dhe shtoi se, nëse kërkesa për pjesëmarrje nuk miratohet, Serbia do të kryejë një hetim të veçantë.

Ivanoviq ka vdekur mëngjesin e sotëm, pasi është qëlluar me armë zjarri para zyrës së tij në veri të Mitrovicës.

Loading...