Aktuale

Vulin: Shqipëri e madhe do të thotë luftë e madhe

vulin-650x358_1488136707-5446814

“Projekt i Shqipërisë së madhe mund të realizohet vetëm me luftë madhe ballkanike, kjo është e qartë për të gjithë, këtë duhet ta ketë të qartë Brukseli”, ka thënë Aleksandar Vulin duke reaguar ndaj deklaratave të Edi Ramës e Hashim Thaçiq se “nëse ngec anëtarësimi në BE, atëherë në opsion është bashkimi i Shqipërisë dhe Kosovës, transmeton Koha.net.

“Prishtina e Tirana kanë thënë qartë ç’qëllim kanë e ai është “Shqipëria e madhe dhe bashkimi i të gjithë shqiptarëve në një hapësirë etnike. Kjo mund të bëhet vetëm me luftë të madhe ballkanike dhe e gjitha kjo duhet t’i jetë e qartë për Brukselin, i cili nëse nuk është në gjendje ta gjykojë, duhet ’ua bëjë me dije se kjo sjellje do të dënohet, se në rast të tillë gjithë përgjegjësinë për ngjarjet e ardhshme do të bien mbi të”, citon tanjug të ketë thënë Aleksandar Vulin, ministër serb për çështje sociale e të luftës.

Ai ka thënës se “reagimet e tilla të buta nga Brukseli, në të cilat, sipas tij, pothuaj shprehet mirëkuptim për hidhërimin e Edi Ramës dhe kërcënimin me luftë ballkanike, atëherë ka qenë e pritur që të paraqitet edhe Thaçi.

“Përgjegjësia nuk është më as në Shqipëri e as në Kosovë, sepse ne e dimë se ato gjithmonë kanë ëndërruar Shqipërinë e madhe, se do ta ëndërrojnë gjithmonë, se do të bëjnë çmos që ta realizojnë, nëse nuk ndalen, nëse nuk dënohen para se t’ia fillojnë. Edhe Prishtina e edha Tirana e thanë qartë ç’qëllim kanë. Qëllim e kanë Shqipërinë e madhe dhe bashkimin e të gjithë shqiptarëve kudo që janë në një hapësish etnike. Përgjegjësia tani është te Brukseli”, ka thënë ai.

To Top