Policia e Mitrovicës njofton se mbetet në kërkim të një personi tjetër(P.S) që u përfshi në një rrahje në fshatin Prelluzhë të Vushtrrisë.

Përveç kësaj policia ka intervistuar të dyshuarin V.S.(1995), i cili është intervistuar nga hetuesit rajonal dhe me urdhër të prokurorit të i është caktuar masa ndalimit policor.

Dy të dyshuar tjerë D.D.(i nacionalitetit serb 1984) dhe S.S.(i nacionalitetit serb (1994), pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Policia e Kosovës mbetet në kërkim edhe të personit të katërt P.S. m/sh/k (rreth 25 vjeçar), i cili është i njohur për Policinë.

Policia e Kosovës rreth orës 5 të mëngjesit ka marr një informacion se në spitalin e Mitrovicës në veri, një person i lënduar ka kërkuar tretman mjekësor si pasojë e përfshirjes në një rast të rrahjes që kishte ndodhur në fshatin Prelluzhë të Vushtrrisë.

Në kuadër të veprimeve të saj policia me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, me fokus zbulimin e identitetit dhe vendndodhjen e të dyshuarit/ve të mundshëm , duke zgjeruar rrethin e hetimit në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat dhe motivin që kanë të bëjnë me rastin e çastit, që dyshohet të ketë ndodhur aty për aty pas përfshirjes në rrahje të këtyre personave.

Në cilësi të provave materiale është konfiskuar një automjet i cili i përket personit të dyshuar, i cili po ashtu kishte pësuar lëndime gjatë pjesëmarrjes në rrahje.

Loading...