Wenger i bie shkurt: “Jo, nuk pres oferta për Mustafin”

Arsen Wenger, menaxheri i Aarsenalit, ka mohuar raportimin e mediave se Shkodran Mustafi do të largohet nga Londra
Sipas mediave italiane Interi dhe Juventusi kanë shfaqur dëshirë që ta transferojnë mbrojtësin shqiptar, Shkodran Mustafin.

Megjithatë, trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka thënë se nuk pret oferta për Mustafin në këtë afat kalimtar, i cili mbyllet më 31 gusht.

“Jo, nuk pres oferta për Mustafin. Për mua është e vështirë të flas për ndonjë rast individual, sepse tani jemi në shtatë ditët e fundit të afatit kalimtar dhe gjithmonë është e vështirë të parashikohet se çfarë do të ndodhë aty”, ka deklaruar ai.

“Duhet të merrni vendime të shpejta e të zgjuara dhe këtë nuk mund ta planifikosh dhe të vini në konferencë për media e t’i përgjigjeni ndonjë kërkese”, është shprehur Wenger, raporton Sky Sports.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/sport/mustafi-ne-serie-a-423929/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Loading...