Tjetër zhgënjim në NBA për kampionët e Cleveland, që u mundën 126-125 në fushën e Atlantës pas kohës shtesë. Një ndeshje me rivalitet mes të dyja skuadrave, që zhvilluan një sfidë spektakolare, ku 6 lojtarë të skuadrës vendase realizuan mbi 12 pikë. Për Cavaliers u dalluan Irving me 45 pikë e LeBron James me 32 pikë, 16 rebaund e 10 asist, por që nuk mjaftuan për të evituar humbjen e 29-të sezonale. Tashmë për kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes nis një betejë “kokë më kokë” me Bostonin. Jashtë fushe fiton Toronto, që mundi 110-97 New York, ndeshje e dominuar nga skuadra kanadeze, ku u dallua i zakonshmi DeRozan, që realizoi 35 pikë. Houston mundi 135-128 Sacramento falë 35 pikë, 11 rebaund e 15 asist të Harden, kandidat për MVP.Nga ndeshja Lakers-DallasFiton “in extremis” skuadtra e Oklahomës, që mundi 106-105 denver jashtë fushe, ndeshje me rivalitet deri në fund. Gallinari realzioi 34 pikë e 10 rebaund për vendasit, por që mbetën për statistikë, ndërsa Westbrook vendos rekordin e “triple double” në një sezon të rregullt, duke qenë pretendent për trofeun MVP. Sot ai realizoi 50 pikë, 16 rebaund e 10 asist, duke qenë basketbollisti që ka realizuar më shumë “triple double” brenda sezonit të rregullt në historinë e NBA. Në sekondat e fundit fitojnë edhe lakers, që mundën 110-109 Minnesotën, fitorja e katërt radhazi . Gjashtë lojtarë të Lakers realizuan mbi 10 pikë (Ennis 20), duke i bërë të pavlefshme 40 pikë e 21 asist të Towns.REZULTATET E SOTMENew York – Toronto, 97-110Atlanta – Cleveland, 126-125Denver – Oklahoma, 105-106Memphis – Detroit, 90-103Phoenix – Dallas, 124-111Sacramento – Houston, 128-135Lakers – Minnesota, 110-109/telesport.al

 

https://www.youtube.com/watch?v=MQtEcQMfVTA

Loading...