WikiLeaks: Emri Republika e Maqedonisë Veriore ishte pranuar edhe në vitin 2008

Maqedonia ishte e gatshme të pranojë emrin Republika e Maqedonisë Veriore (Republic of Northern Macedonia ose Republic of North Macedonia) që nga viti 2008 nën kushte me atë që të jetë i përfshirë dhe pranuar edhe gjuha dhe nacionaliteti maqedonas,  thuhet në vërejtjen diplomatike të shkruar nga ambasada e SHBA në Shkup që ë ka publikuar ëikiLeaks e që të cilën e transmeton Katimerini.

Vërejtja shumë e besueshme e titulluar “Cka i duhet maqedonasve për zgjidhjen e problemit të emrit” me datën 29 korrik 2008 është shkruar në atë kohë nga ambasadorja amerikane Gillian Milovanovic.

Mesazhi ashtu si e shkruan Katimerini tregon se qëllimet e negocimit të Maqedonisë në dekadën e fundit nuk janë ndryshuar shumë në atë shkallë për të arritur dhe nënshkruar marrëveshje mes dy vendeve.

Në një pjesë të vërejtjes Milovanovic tregon edhe qëndrimet e saja gjatë takimeve me ish presidentin Branko Crvenkovski dhe kryeministrin Nikolla Gruevski e më pas edhe kushtet për të cilat do i pranonte vendi.

Sipas asaj që shkruhet këto janë kushtet:

Emri: Republika e Maqedonisë Veriore (Republic of Northern Macedonia ose Republic of  North Macedonia),

Ku: Në të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe në ato shtesë bilaterale në cilin do shtet që nuk duhet të shfrytëzohet emri kushtetues, edhe krahas asaj që nuk diskutohet sigurisht që marrëveshjet ndërkombëtare do të shkonin në modelin e njejtë.

Identiteti: Gjuha dhe nacionaliteti do vazhdonin të jenë maqedonas ose me ndonjë aneks dhe rezolutë shtesë në Këshillin e sigurimit të KB.

https://wikileaks.org/plusd/cables/08SKOPJE491_a.html

Loading...