Xanakopulos: Zgjidhja e kontestit, Parlamenti grek do ta ratifikojë marrëveshjen

Zëdhënësi i Qeverisë greke, Dimitris Canakopulos, ka shprehur bindjen e tij të plotë se marrëveshja e nënshkruar mes Shkupit dhe Athinës për emrin do të kalojë në parlamentin grek, sepse në të kundërtën e njëjta as që do të ishte nënshkruar. Canakopulos gjatë një interviste për mediat greke ka thënë se kjo marrëveshje në mënyrën më të mirë të mundshme e mbyll një çështje 25 vjeçare.

Canakopulos gjithashtu ka shtuar se Kamenos dhe Grekët e Pavarur tashmë kanë dorëzuar propozim lidhur me nevojën për një shumicë më të zgjeruar në Parlamentin grek, për 180 deputetë.

“Ky propozim është në tryezë. Qeveria greke i pret rezultatet në referendum dhe tentimin për revizion kushtetues dhe pasi të përfundojë kjo në mënyrë pozitive, do të ndodhë ajo, atë që e parasheh marrëveshja… Ta sjellim në Parlamentin grek, sepse janë për një shumicë sa më të madhe të mundshme parlamentare, e cila, sipas mendimit tim, është e mundur të arrihet”,- ka thënë zëdhënësi i Qeverisë greke, Dimitris Canakopulos. Marrëveshja për mbylljen e kontestit të emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë ka hasur në mbështetje edhe nga ana e 320 intelektualëve grekë, të cilët kanë thënë se e mbështesin marrëveshjen ngase janë kundër nacionalizmit dhe revizionizmit dhe angazhohen për fqinjësi të qetë, solidare, evropiane, ballkanike, sepse Marrëveshja i tejkalon tensionet nacionaliste dhe fetare.

Loading...