Aktuale

Xha Branko: Problem është urrejtja ndërnacionale, jo çështja e gjuhës shqipe

Branko-Kuvend-780x439

Branko Manojllovski deputeti i BDI-së, i njohur si “xha Branko”, nga foltorja e Kuvendit ka deklaruar se çështja e gjuhës duhet të zgjidhet, raporton gazeta Lajm.

“Shqiptarët duan gjuhën shqipe, dhe do ta fitojnë. Këtu nuk është problem nacionalizmi, por urrejtja. Unë jam shqiptarë por jam i rritur si maqedonas. Edhe e di këtë urrejtje. Këtu nëse të gjithë e çelin zemrën do të shohim shqiptarë të mëdhenj dhe maqedonas të mëdhenj. Për një moment duhet të jeni njerëz. Më mirë u ndihesha me barinjtë në mal. Hajde të jetojmë bashkë, është momenti”, veçoi Manojllovski.

Pse Maqedonia të destabilizohet për gjuhën, pyeti Manojllovski.

“Ku është logjika? Mendoni si njerëz, jo si shqiptarë dhe maqedonas”, përfundoi Manojllovski.

Nga ana tjetër deputeti i VMRO-DPMNE-së Ilija Dimovski tha se nuk është momenti tani për romantizëm.

“Fjalimet romantike janë të mira. Por nuk duhen në momente të tilla atëherë kur duhet racionalizëm”.

“Debatet me nacionalizëm i konvenojnë vetëm BDI-së, për t’i mbuluar dështimet. BDI po i fsheh skandalet kriminale dhe mospërmbushjen e premtimeve për 15 vjet te shqiptarët”, tha Dimovski.

Në kuvend po vijon debati për avancimin e gjuhës shqipe./LAJMPRESS

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top