Fakti që kjo qeveri ka një qasje të hapur ndaj shoqërisë qytetare është vazhdimësi i revolucionit jo të dhunshëm. Ky është sinjal i mirë. Është mirë kur një qeveri është e hapur ndaj kapaciteteve të sektorit civil. Kështu mendon Xhabir Deralla, nga Qendra për Liri- CIVIL.
“Është vërtetuar kohëve të fundit se sektori civil ka pasur më shumë ekspertiza, më shumë njohuri, më shume besim te qytetarët dhe qytetaret, sesa mund të ketë një institucion qeveritar”, tha Deralla në emisionin “Agora” të Lajm TV.

Loading...