Vitin e ardhshëm Shqipëria, do të rrisë me 60 përqind të trupave prezencën e saj në Afghanistan. Lajmi u konfirmua gjatë vizitës 24 orëshe të ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka në Kabul. “Vendimi për zgjerimin e trupave në Kabul dhe Herat është përgjigjja jonë në emër të partneritetit strategjik me SHBA, ashtu sikundër kemi mbështetur strategjinë e qeverisë amerikane në Azinë Juglindore” tha ministrja Xhaçka. Aktualisht, FARSH janë angazhuar me një personel prej 83 trupash në Afghanistan, e konkretisht në Kabul, Herat apo Mazar e-Sharif.

Loading...