Xhaferi: Banesat zyrtare ose qiratë do të jenë zgjidhje për harxhimet rrugore të deputetëve

Kuvendi do të furnizohet me katër vetura të reja, ndërsa fondet për to janë parashikuar me buxhetin e vitit 208, paralajmëroi në mbledhjen e sotme me gazetarët, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi. Ai theksoi se veturat përdoren edhe për qeverinë dhe për këtë shkak do të furnizohen me të reja për nevojat e Kuvendit, njofton Portalb.mk.

“Golf 2 dhe Pikap. Këto janë dy veturat e vetme në Kuvend. Nëse mendoni se i ngjajnë Kuvendit, atëherë fotografojeni”, tha Xhaferi.

Ai foli edhe për harxhimet rrugore të deputetëve ku tha se një ndër opsionet për uljen e harxhimeve rrugore është që deputetët që janë jashtë Shkupit të marrin banesa zyrtare.

“Sa i përket harxhimeve rrugore, nga instituti e kam marrë raportin, do t’i shoh llogaritë. Një ndër variantet është që deputetët që janë jashtë Shkupit, gjegjësisht udhëtojnë më shumë se 50 kilometra të marrin banesë zyrtare ose t’ju paguhet qiraja”, tha Xhaferi.

Kryetari i Kuvendit tha se nuk është në rregull që të dënohen të gjithë deputetët nëse ndonjë prej tyre i ka keqpërdorur harxhimet rrugore.

Loading...