XHAFERI: Besimtarëve ortodoks ua uron festën e “Zonjës së Madhe”

ë nderuar qytetarë të Republikës së Maqedonisë,

Të nderuar besimtarë të konfesionit ortodoks, më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, t’ua uroj festën e madhe krishtere, festën e Zonjës së Madhe. Festat janë ditë kur besimtarët mirëpo edhe të gjithë njerëzit me zemër të pastër dhe mendim të qartë shprehin respekt, mirësi, ndershmëri dhe dashuri ndaj të afërmve, ndaj të largëtëve, ndaj miqve dhe të panjohurve. Le të jetë çdo ditë ditë e atillë, ditë në të cilën do të sundojë mirësia njerëzore, sinqeriteti, ndershmëria dhe mençuria. Së bashku të përpiqemi të jemi njerëz më të mirë, qytetarë më të vlefshëm të shoqërisë sonë, të vendit tonë.

Uroj që festën ta kaloni në paqe, qetësi dhe çaste të bukura afër më të afërmve tuaj.

Urime dhe për shumë vite!

Loading...