Pas paralajmërimit nga PSP-ja se është ngitur lëndë edhe për zv. kryeministrin Bujar Osmani kanë reaguar shumë njerëz publik, përfshirë ketu edhe Arijanit Xhaferin nga OJQ-ja “Eko Guerilla”.

Xhaferi shkruan: “Bujar Osmani duhet urgjentisht të dorëhiqet që të lejojë hetimet ndaj tij të zhvillohen lirshëm. Pozita e tanishme i pengon autoritet hetuese në kryerjen e detyrës. Normalisht, nëse është i sigurtë se s’ka vjedhur, s’ka pse mos japë dorëheqje… E nëse nuk jep dorëheqje, atëherë duhet të shkarkohet nga kryeministri që t’i lejohet PSP-së të bëjë punën e saj.”

Loading...