Xhaferi i kundërpëgjigjet Milloshoskit

Kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi, sot i arriti shkresë nga një deputet me të cilën e njofton se do të marrë pjesë në fushatën publike për referendumin dhe kërkon t’i sigurohen mjete për atë dedikim.

Nga kabineti i kryeparlamentarit Xhaferi njoftojnë se, zhvillimi i fushatës publike nuk nënkupton se Kuvendi, si propozues i autorizuar, do të ndajë mjete veçmas për secilin prej 120 deputetëve për zhvillimin e fushatës për referendum në nivel shtetëror.

Prandaj Kryetari Xhaferi, gjatë ditës së djeshme, u dërgoi njoftim grupeve të deputetëve dhe deputetëve të cilët nuk janë të organizuara në grupe deputetësh, në afat prej tri ditësh ta njoftojnë nëse do të marrin pjesë në fushatën publike dhe kush do të jetë qëndrimi i tyre për çështjen e referendumit “pro” ose “kundër”. Në bazë të të dhënave të pranuara, Kuvendi proporcionalisht do të blejë hapësirë mediatike për pjesëmarrje në emisione debatuese, media të shkruara dhe në portalet e internetit.

Loading...