Xhaferi: Kuvendi i Maqedonisë nuk e ka funksionin mbikëqyrës si shtetet demokratike

????????????????????????????????????

“Funksioni mbikëqyrës i parlamentit, te ne nuk e ka atë dimension të cilin e kanë parlamentet në shtetet demokratike lartë të zhvilluara, kështu deklaroi kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, në konferencën rajonale të rrjetit të komisioneve parlamentare për ekonomi, financa dhe eurointegrime të Ballkanit Perëndimor, njofton Portalb.mk.

“Ky rol mbikëqyrës është sidomos i rëndësishëm kur bëhet fjalë për Buxhetin, për arsye se ai mbushet para së gjithash nga paratë qytetarëve, kurse ne jemi deputetë të zgjedhur pikërisht prej qytetarëve. Prandaj, obligimi ynë ligjor, por edhe demokratik, është të bëjmë mbikëqyrje transparente të asaj se si harxhohen paratë popullore dhe, nëse nëpërmjet buxhetit kënaqen interesat dhe nevojat e qytetarëve, kuptuar në kuptimin më të gjerë të fjalës dhe, nëse me buxhetin sigurohet e tashmja stabile dhe ardhmëria zhvillimore”, tha Xhaferi.

Xhaferi e ka inkurajuar Rrjetin e komisioneve parlamentare të shteteve në rajon, që së bashku me përkrahësit dhe miqtë e dëshmuar nga Vestminster fondacioni për demokraci, të vazhdojnë me veprimin e vet i cili, siç tha ai, ka rol pozitiv në proceset e eurointegrimit të shteteve të rajonit.

Loading...