Xhaferi: Përbërja e Komisionit, partiake, të mundshme ndikime partiake

Deputeti i BDI-së Talat Xhaferi, parashikon ndikime politike në punën e Komisionit anketues, per shkak te perberjes partiake.
“Përbërja është partiake. Mund të ketë ndikime partiake sepse anëtarët janë propozuar nga partitë politike. Kjo është sipas rregullores, sepse ndryshe s’ka si të zgjidhen anëtarët e komisionit. Hipotetikisht gjithmonë mund të ndodh që të ketë pengesa, por ashtu si është marrëveshja e Përzhinos të gjithë kemi marrë përgjegjësinë që punën ta vazhdojmë deri në fund në interes të qytetarëve që i përfaqësojmë. Komisioni anketues është organ mbipartiak kurse anëtarët duhet të ngrihen mbi synimet dhe interesat partiake.” – tha Xhaferri.
Unë mund të them në emër të BDI-së, shtoi ai, që jemi të interesuar që pikat t’i realizojmë dhe deri në fund të realizohet ajo që është qëllim i Marrëveshjes së Përzhinos.

Loading...