Kryesia e Xhamisë Shqiptare në Regensdorf të Zvicrës kremtuan 20 vjetorin. Padyshim, se një organizim i tillë kërkon angazhim të madh, megjithate, këshilli organizativ i këtij evenimenti, e kaloi shkëlqyeshëm, duke na lënë thuajse të gjithëve pa fjalë. Të gjithë musafirët ishin të ftuar, dy tre javë më herët me ftesa për të ditur dhe rezervuar kohën që të jenë të pranishëm në këtë ngjarje. Bashkësia Islame Shqiptare në Regensdorf, është e njohur me organizimet e saja, në gjithë Zvicrën, Europën, por edhe në atdhe, sepse aty është një numër i madh i veprimtarëve, që nuk kursejnë asgjë, për të dalur gjithçka si duhet e në të mirë të të gjithëve. Mjafton të kujtohet, se në këtë xhami, vetëm mësim fetar, mësojnë jo më pak se mbi 150 nxënës e të mos flasim me ndihmat e mëdha, që i ka bërë ndër vite në atdhe.

Xhamia e Regensdorfit, plotëson kushtet për organizime edhe më të mëdha të karakterit shkencor

Nga kjo xhami, është ndihmuar atdheu në situata të ndryshme, falë një organizimi unikë që e kanë nëmes veti, duke filluar nga anëtari, kryesia, imami dhe veprimtarë të tjerë. Janë organizuar tryeza të shumta fetare, por për të kremtuar pavarësinë e Kosovës ishte hera e parë dhe lirisht mundet të thuhet, se ia doli për mrekulli. Ishte një staf i madh i veprimtarëve, që shikonin me imtësi para fillimit të kësaj tryeze, që të kaloj si do të duhej, si nga teknika e deri tek prezentimi i musafirëve me referimet e tyre. Nuk munguan edhe lulet e freskëta, nëpër shumë tavolina, që të shkonte mendja, se ky organizim është në ndonjë Bibliotekë, që ka investuar ministritë përkatëse, e në fakt, ishim në xhami dhe gjithçka që kishte të bëj me organizimin ishte me vullnet të lirë nga mërgimtarët që janë rreth kësaj xhamie.
E padyshim, imami i kësaj xhamie Mr.Feriti, që njihet si ligjërues i mirëfillt nga të gjithë, sepse në një ligjërat të tij, sidomos të premtave (xhumave), është e pamundur të mos shohësh mbi 200 vetë e ndoshta edhe më shumë.

Loading...