Pasi të përfundojnë nryshimet Kushtetuese që kanë të bëjnë me Marrëveshjen e Prespës, në Republikën e Maqedonisë mund të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Këto informacione që po qarkullojnë nëpër koluare të gazetarisë dhe politikës, ish-deputeti Zudi Xhelili thotë se Maqedonia nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme por për zbatimin e reformave dhe përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të vendit në NATO dhe BE.

“Mëqense LSDM me ndihmën e partive shqiptare arriti të kryjoi shumicë parlamentare për funkcionim normal, mëqense pastaj me ndihmën e 8 deputetëve të VMRO-së arriti të siguroj shumicë prej 2/3 për ndryshimet Kushtetuese, mendoj se nuk ka nevoj për zgjedhje të parakohëshme, por ka nevoj për reforma të caktuara që vendi të plotsoj obligimet e duhura për anëtarësim në NATO dhe BE”, thotë për Zhurnal, Zudi Xhelili, ish-deputet.

Sipas tij, nuk vërehen sinjale të tilla se me zgjedhjet presidenciale të mbahen edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Sidoqoftë, vendi ka më tepër nevoj për qeverisje stabile, për punë serioze sesa të kemi zgjedhje të shumta dhe komplikime të vazhdueshme”, nënvizon Xhelili.

Loading...