Xherdan Shaqiri është shfaqur si një objektiv i Real Betisit nëse Liverpool transferon Iker Munianin nga Athletico Bilbao.

Anësori me prejardhje nga Kosova ka impresionuar me paraqitje te Liverpooli pas transferimit nga Stoke City, edhe pse vetëm dy herë është paraqitur nga fillimi i ndeshjes.Sipas ‘TalkSport’, Real Betis janë të interesuar të transferojnë në La Liga Xherdan Shaqirin në fund të sezonit.Një kalim te Real Betis mund ta aprovojë edhe Xherdan Shaqiri, të cilit mund t’i rritet konkurrenca te Liverpool në sezonin e ardhshëm, pasi Jurgen Klopp dëshiron të transferojë si transferim të lirë yllin e Athletico Bilbaos, Iker Muniain.Përndryshe Shaqiri golin e parë në Premierligë e ka shënuar fundjavën e kaluar, në fitoren 4:1 të Liverpoolit ndaj Cardiffit.

Loading...