Intervista

Hajredini: Me dekoratat e ndara, Hashim Thaçi ndoshta mundohet të fshehë gjurmë për rastin e Kumanovës

Xhevdet Hajredini për LajmTV: Ndarja e dekoratave për qytetarët e Maqedonisë për meritat e tyre për çlirimin e Kosovës me okupimin shekullor serb nga ana e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, pa dyshim është për tu lavdëruar. Fatkeqësisht vendimi i Presidentit kjo ngjarje të organizohet në këtë ditë dhe në këtë vend hap shumë pyetje edhe dyshim. Nga na tjetër lista e të dekoruarve përmban persona që në bazë të fakteve, të biografive, dhe veprimit politik të tyre nuk është dashtë të përzihen me personat që këtë dekoratë me meritë e meritojnë mes të cilëve gjenden shokë dhe miq dashamirë të mijë të cilëve shfrytëzoj publikisht tua uroj dekoratën. Nuk ka dyshim se kjo ngjarje nuk është e organizuar as rastësisht, as pa qëllim politik ose nga padia. Përkundrazi është bërë  për të ndikuar direkt në mënyrë të vrazhdë në procesin e fushatës parazgjedhore. është bërë me qëllim që tu ndihmohet dhe të amnistohen partitë dhe personat të cilët duke qenë në pushtet mbi 10 vjet e sollën shtetin në  gjendje krize të thellë dhe aktualisht duke e mbështet Nikolla Gruevskin i pengojnë edhe përpjekjet e bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ta ndihmojnë shtetin të dali nga kriza. Përveç kësaj është për tu habitur se a mund të jetë  Presidenti I Kosovës i pa informuar për atë se çka dhe si deri tash kanë vepruar partitë shqiptare dhe udhëheqësit e tyre në pushtet brenda gjithë kësaj kohe duke e sjellë ketë shtet Këshilli Evropian ta konsiderojë se ndodhet në gjendje më të keqe se para 10 viteve. Ky është konstatimi I këshillit Evropian. A është e mundur Presidenti i Kosovës mos e dijë se çka këto dy vjetët e fundit ngjanë dhe çka është punuar për veprimin e partive dhe eksponentë të këtyre dy partive në pushtet? A është e mundur ai të mos e dijë se në listë ka persona që ai dekoron të cilët publikisht kanë marrë pjesë në përkrahjen e forcave të armatosura të Maqedonisë edhe në vitin 1999 edhe në vitin 2001, duke u dhënë mbështetje të forcave të armatosura të Maqedonisë dhe duke i ftuar ata që ti bombardojnë fshatrat e Maqedonisë Perëndimore. Duke i quajtur anëtarët  e UÇK-së si bandit, terrorist, me të cilët duhet shteti juridik ti qërojë hesapet. Pavarësia e Kosovës, përveç meritat që i ka UÇK – ja, nuk do të ishte e mjaftueshme për çlirimin e saj nga okupimi serb pa ndihmën e SHBA –së, e cila ishte në krye të paktit euroatlantik. Edhe sot e kësaj dite, pas 15 viteve, personat të cilët i dekoron Hashim Thaçi, qëndrojnë në listën e zezë të departamentit të shtetit. Ka persona të cilët dekorohen, kurse në fillim të viteve 90 kanë qenë aktiv dhe kanë vepruar aktiv në sektorin civil për demokratizimin dhe ruajtjen e tërësisë terotiriale të Jugosllavisë. Këto gjëra Presidenti i Kosovës nuk mund të mos i dijë, ka informata. Ne e kemi ditur edhe më përpara se ai dekoron persona të cilët i premtojnë besnikëri deri në vdekje shefit të UDB-së të Maqedonisë. Ku janë motivet dhe qëllimet e Presidentit të Kosovës ditën kur filloj fushata parazgjedhore, që nuk përkon me ndonjë rrumbullaksim të përvjetorit të pavarësisë së Kosovës?

Ai i njëjti president jemi dëshmitarë çka bën në bashkimin e subjekteve në Kosovë. A është e mundur Presidenti i Kosovës të mos e dijë se çka është këto ditë aktuale në Maqedoni. Ne nga publikimi i një pjese të përgjimeve nga ana e shtetit maqedonas dhe nga kuadrot shtetërore të VMRO-së, e kemi kuptuar se si kanë vepruar  gjatë gjithë këtyre 8 viteve , mbi qytetarët e gjithë Maqedonisë e veçanërisht mbi shqiptarët. Këtë e kanë bërë me përkrahjen e fortë të partisë shqiptare  në pushtet. Nga ato pak përgjime që janë publikuar, e pamë se në çfarë pozite i kemi ne funksionarët tanë të Bdi-së. Personi më i eksponuar në pushtetin ekzekutiv shqiptar, bukfalisht e lut shefin e UDB –së ti kryej punë në doganë, kurse ai i thotë sot nuk mundet, kur të mundesh të takohemi e lutë të bëjnë punë të paligjshme. Në çfarë pozite nënshtruese kanë qenë shqiptarët nga përfaqësuesit më të lartë të tyre në pushtet? Si ka gjetur shkak shkak Presidenti i Kosovës ti dekoron këta persona? Presidenti i Kosovës e dekoron, e futë me një thes edhe veprimtarin e njohur akademik Ali Aliu. Kur ka vendos ta dekoron akademikun Ali Aliu , atëherë është dashtë të veprojë njësoj si Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani, i cili ia dorëzoi çmimin Nderi i Kombit duke e ftuar në selinë e Presidencës të shtetit. Akademiku Ali Aliu afër  45 vite jeton në Prishtinë ku ka zhvilluar veprimtari të bujshme letrare, shkencore, politike dhe patriotike . Ai jeton 45 vite në Prishtinë, kurse i bën thirrje të vijë në Shkup t’ia dorëzoj dhe ta shtyj me personat të cilët më lartë i përshkruajta. Kjo është bërë me qëllim  që zotëri Hashim Thaçi – President i Kosovës te ndihmon duke vepruar në drejtim të njëanshëm këto parti që deri tash ia sollën popullit shqiptar në Maqedoni këtë gjendje të mjerueshme! Dhe që ata përsëri ti fitojnë zgjedhjet dhe ata të vazhdojnë me të njëjtën veprimtari. Unë shpresoj që nuk do të kenë sukses, por në fund desha të theksoj , ndoshta ka dhe shkaqe personale Presidenti i Kosovës. Bota sot insiston para se gjithash Amerika,  që në procese gjyqësore që janë në rrjedhim e sipër të kyçen dhe organe hetuese nga jashtë, e kam fjalën për procesin e  Kumanovës, respektivisht Lagjen e Trimave, gjë qe kategorikisht refuzohet. Këtu mund lirisht të dyshohet se fshihen edhe motive që sigurisht do të dalin në pah.

To Top