Gjuha shqipe në Maqedoni të paktën 4 herë është “zyrtarizuar” deri më tani nga Ali Ahmeti!
Në fakt bëhet fjalë vetëm për miratimin e ligjit për avancimin e gjuhëve, derisa maqedonishtja mbetet e vetmja gjuhë zyrtare.

Për zyrtarizimin e gjuhës shqipe, duhet ndryshim i kushtetutës. E, ndryshimi i kushtetutës do të ndodh domosdo kur të vjen koha e ndryshimit të emrit të Maqedonisë.

Këta që thonë se u zyrtarizua gjuha shqipe, vetëm duan ta mbulojnë pafuqinë e tyre që vërtetë gjuhën shqipe ta bëjnë gjuhë zyrtare kur shkaku i ndryshimit të emrit – kusht ky i Greqisë, do të duhej ridefinuar kushtetuta e këtij shteti.

E, nëse Maqedonia e ndryshon emrin atëherë s’do të ketë as gjuhë maqedonase e as komb maqedon!

 

Loading...