Xhevdet Pozhari: Hija pro-ruse e ka shoqëruar edhe BDI-në në vazhdimësi. Ja pse!

Në Rubikon të KTV-së i ftuar është edhe analisti i mirënjohur nga Kosova, Xhevdet Pozhari ku flitet për situatën politike aktuale në Maqedoni.

“Nuk e di pse flitet shumë për Deklaratën e Përbashkët të Partive Shqiptare, pasi ku ka më të natyrshme se partitë shqiptare të kontaktojnë me Tiranën edhe Prishtinën zyrtare për çështjet që i tangojnë shqiptarët e Maqedonisë – ne jemi vëllezër. Kur jemi të BDI-ja shumë të drejta shqiptare kishte mundësi ti realizojë shumë kohë më parë, kur ishte me 20-të deputetë dhe politkisht e fuqishme, por priti të merr sinjalin e zgjedhjeve pra ky rezultat zgjedhor, që të nisë të bëjë disa akrobacione politike. BDI-ja e ka ditur dhe të gjithë shqiptarët se VMRO – DPMNE-ja ka qenë antishqiptare gjithmonë prej në fillimet e saj, ndërsa BDI ka qëndruar me të në koalicion vazhdimisht. Andaj, mund të them se në bazë të kësaj logjike hijet pro-ruse gjenden edhe në Bashkimin Demokratik për Integrim, derisa qëndron me VMRO. Duhet ta mendojmë se çfarë mund të kenë bërë partitë shqiptare në pushtet, që ti çojnë shqiptarët e Maqedonisë të votojnë partitë maqedonase”, – shtoi Pozhari.

Loading...