Xhihadistët e penduar nga Maqedonia: ISIS lëvizje e rrejshme, pamë persona që digjeshin në kafaze

Ish luftëtarë të ISIS nga Maqedonia tregojnë për pjesmarrjen e tyre në organizatën ekstremiste. Njëri është 30 vjeçar ndërsa tjetri 23. Që të dy për katër vite kanë luftuar në anën e ISIS, para se të bien në duar të forcave kurde.

Intervistat janë dhënë për agjencinë siriane ANHA në rubrikën e titulluar “rrëfime”, datojnë nga viti kaluar dhe me shumë mundësi janë bërë në një nga burgjet në veri të Sirisë, shkruan Kanal 5, transmeton Zhurnal.

Ata thonë se kanë qenë të inspiruar nga lufta e shenjtë e jo nga paratë, ndërsa thonë se udhëtimi ka qenë mirë i organizuar (Shkup-Stamboll-Gaziantep).

“Nga Maqedonia jam. Në Siri kam shkuar në tetor të vitit 2013. Së pari ishte në qytetin Til Rifat. Atje kalova 20 ditë trajnim, që përfshinte ushtrime ushtarake dhe orë fetare. Kam luftuar kundër milicisë kurde dhe kundër ushtrisë siriane. Në Siri jam martuar dhe kisha dy fëmijë”, thotë ish pjestari i ISIS nga Maqedonia.

“Me aktivitetet e ISIS jam njoftuar nga interneti. Pastaj fillova të bëj propagand te të rinjtë në Maqedoni sepse kam besuar se po luftojmë në emër të Islamit. Iu kam ndihmuar shumë nga Maqedonia që të shkojnë në Siri. Pas trajnimeve disa mujore, u bërë përgjegjës i milicisë islamike në Xharablus”, thotë mes tjerash ish pjestari i ISIS nga Maqedonia.

Sipas informatave të Kanal 5 dy personat me shumë mundësi janë mes shtatë personave që u arrestuan nga MPB para dy ditëve nën akuzën se kanë qenë ish luftëtar të ISIS. Identiteti i tyre dhe mosha të publikuara nga agjencia ANHA, tërësisht përputhen me incialet që i publikoi MPB.

“Të gjithë mbështetësve të ISIS në Europë iu them të jenë sa më lartë Shtetit Islamik. ISIS është lëvizje e rrejshme islamike. Pash skena të tmerrshme të masakrave nëpër rrugë dhe persona se si digjen nëpër kafaze. Ata nuk e përfaqësojnë Islamin”, thotë ish pjestari i ISIS.

“Me civilët janë sjellur në mënyrë barbare. Të gjithë që ishin jashtë grupit të tyre i shihnin si rob, sidomos gratë Jazide. Ata nuk e përfaqësojnë Islamin”, përfundon ish luftëtari që kishte marrë pjesë në luftrat e ISIS.

Ndryshe, Shtatë persona, të cilët dyshohet se kanë marrë pjesë aktive në luftërat në Siri dhe Irak, janë arrestuar para dy ditëve gjatë një aksioni policor në Maqedoni.

Personat e arrestuar janë nga mosha 23 deri 47-vjeç, për të cilët nga policia maqedonase njofton se ka pasur dhe fletarrest ndërkombëtar.

“Janë arrestuar shtatë shtetas të Maqedonisë, për të cilët ekzistojnë dyshime se si luftëtarë terroristë të huaj, në mënyrë aktive kanë marrë pjesë në luftërat në Siri dhe Irak”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë.

Sipas Policisë, ky aksion paraqet tregues të qartë se Maqedonia si shtet mund të ballafaqohet me sfidat aktuale të sigurisë dhe se ajo është partnere serioze e koalicionit global në luftën kundër terrorizmit.

Loading...