Çështja i imamëve që po gjykohet te Krimet e Rënda është bërë sërish objekt sherri. Mësohet se i dyshuari Gerti Pashaj ia ka marrë prokurorit të çështjes vendimin e përgjimit dhe e ka grisur.

Sipas mediave të Shqipërisë, Pashaj ka thënë se do zbardhje të përgjimit mes Artur Korres dhe Erzen Gashit.

Nga ana tjetër, i akuzuari Abdurrahim Balla është shprehur se shteti dhe KMSH e kanë marrë peng islamin dhe e kanë kthyer në pronë private. Edhe i akuzuari Fadil Myslimani, i njohur per deklaratat e tij te ashpra ka thene se: Vetem ISIS do ta çliroje Shqiperine. Ndërkohë, seanca e gjyqit është ndërprerë duke i lënë vend gjykimit javën e ardhshme.

Loading...