Xhirohet filmi për luftën në Kosovë (Video)

Është duke u xhiruar filmi artistik “Kësulat”, me regji të Alan M Trow.
Filmi i cili ka filluar xhirimet më 5 Maj 2016, ka të bëjë me luftën e fundit në Kosovë.

Xhirimet e këtij filmi janë duke u bërë në një fshat të vogel, të izoluar të Kosoves të quajtur Pollat. Ekipi për realizimin e këtij filmi përbëhet nga 30 e më shumë njerëz, të cilët ҫdo ditë e më shumë tregojnë perkushtimin e tyre rreth këtij projekti të ri dhe mjaft interesant.

Historia e filmit është shkruar nga Jimi Tihofsi, disa vite pas përfundimit të luftës në Kosovë.
Protagonisti kryesor i filmit është një doktor shqiptar, Dr Albani. Ai është njeri me principe dhe i sjellshëm, i cili është i respektuar nga komuniteti deri në momentin kur fshati i tyre rrethohet nën okupim ku ai detyrohet të fshihet në një bodrum.

Një personazh tjetër i filmit, por jo pak i rëndësishëm është edhe Besniku, një psikopat me qëllime vrasjeje. Ai kupton qe Dr. Albani ka pacient serb dhe e trajton atë si një bashkëpuntor serb.
A do të mund Dr. Albani t’i mbijetojë luftës së dy kombeve dhe qëllimeve brutale të Besnikut?!,

Trailerin dhe disa fotografi të këtij filmi mund t’i gjeni më poshtë.

https://vimeo.com/168209588

Loading...