Novak Xhokovic fiton US Open. Tenisti serb arriti të mundë Juan Martin Del Potron, me rezultatin 6-3 7-6 6-3. Kjo është hera e 3-të që Xhokovic shpallet fitues i tuneut amerikan, por dhe Grand Slami i 14 në karrierën e tij, duke barazuar kështu legjendën Pete Sampras. Argjentinasi Del Potro nuk kishte rezistencën e duhur për ti bërë ballë Noles, ndoshta dhe prej gjysmëfinales që fitoi kundër Rafael Nadal. Ndeshja filloi mjaft mirë për Xhokovic, i cili e fitoi pa problem me rezultatin 6-3. Seti i dytë ishte një spektakël i vërtetë për të gjithë të apasionuarit e tenisit. Të dy tenistët luftuan fort për ta fituar, e madje seti shkoi deri në tiebreak, ku serbi u tregua më i saktë, moment që rezultoi vendimtar për të gjithë ndeshjen. Pavarsisht se Del Potro u mundua të rikthehej në lojë, i ndihmuar shumë dhe nga ovacionet e publikut që e mbështeste, Djokovic fitoi dhe setin e tretë me rezultatin 6 me 3. Aktualisht, me 14 Grand Slameve të fituara, ai gjendet mbrapa spanjollit Nadal me 17 Grand Slame dhe zvicerianit Roger Federer me 20.  Ky ishte titulli i 2 i rëndësishëm për Novak Xhokovic këtë sezon, pas fitores së Wimbledon në korrik. Me këtë sukses Nole ngjiti tre shkallë në klasfikimin e ATP dhe tashmë pozicionohet i treti pas Nadal e Federer.

Loading...