Destan JONUZI
“Për ta kuptuar tërë tmerrin e familjes së engjëllit të vogël Almir Aliu, duhet ta ndjesh prej së afërmi dhembjen, pra duhet të rrihet fëmija yt…”, më pati thënë një plak në moshë i cili deri sa më thoshte këtë një pas një ndezi dy apo tre cigare, me gjasa ky ishte gjyshi i Almirit i ulur një skaj para Qevrisë së Maqedonisë deri sa po protestohej për drejtësi dhe përgjegjësi.
Për një moment mu shemb e gjithë bota deri sa mednoja se edhe unë kam dy Almira në shtëpi. “Të gjithë fëmijët shqiptarë janë tanët,pra edhe dhembja edhe revolta është e të gjithë neve…”, i thashë plakut deri sa, shihej qartë se fjala ime ju duk një frazë filozofike, një nga ata të Ibrahim Rugovës i cili thoshte se edhe kur të na rrahin serbet në oborr të shtëpisë, edhe kur të na rrënojnë dinjitetin duhet të heshtim dhe të protestojmë në mënyrë dinjitoze dhe “falë gjakftohtësisë tonë” të mos lejojmë të shkaktohen ekcese pordhë e piskamë!
Fjalët e plakut të mllefosur m’u kujtuan kur pashë se si po rridhnin lotët e vëllaut të Almirit deri sa nëna e tij fliste për të birin e saj që i theu zemrën në dysh. Tunda kokën, nuk mundja të shiqojë thellësinë e tokës, ngrita kokën lartë shikova edhe njëherë lotin e njomë të vëllaut të almirit, nënën e cila po i dridhej buzaj deri sa po fliste, baban duke mbajtur me zor veten e pa paritmas pash gjyshin të cilit lotët ja kishin lagur cigaren e po lëmonte fotografinë e Almirit, nuk po mbaja veten dot ngrita kokën ka qielli e JU drejtova Zotit, O Zot lësho mëshirë! O zot, fëmijët shqiptarë kanë ardhur në pozitën e herbrenjëve të vegjël nga koha e fashizmit, janë bërë si zezakët në Rodezi dhe në shtete jugore amerikane kur i digjte e varte Kju Klus Klani. “Falë gjakftohtësisë tonë, këto raste tragjike nuk po marrin përmasa tragjike”.
E di se dofarë tipa përherë e bëjnë gradacionin e së keqes dhe janë të kënaqur kur ajo është “më e vogël”. E kjo e keqe ishte më e madhe, iku një shpirt i njomë! Iliqët kanë mundur ta vrasin edhe nënën e babain e Almirit, por elhamdulilah nuk i vranë.
Nëse nuk ka përgjegjësi për Almirin në të gjitha instancat, rastet e tilla do na përsëriten, drejtësia në Maqedoni do të vazhdojë të funksionojë në këtë mënyrë, pra e tërë kjo deri sa një ditë të derdhet gjak, dhe pastaj më nuk do të jetë me rëndësi asgjë, vetëm gjak e sa më shumë gjak. Por i kujt do të jetë ai gjak, nuk dihet. Asnjëherë nuk dihet gjaku i kujt do rrjedhë, vetëm se dihet se do të jetë i kuq. Edhe i ri do të jetë ai gjak, sepse gjakun e të vjetërëve nuk e do askush.

Loading...