“Kardashians, qesharakë dhe pa talent”
Si ylli i “The Bourne Legacy”, Jeremy Renner është një prej aktorëve të rinj të Hollivudit që po fiton më shumë emër për momentin.
Por, kjo nuk e pengon të riun që t’u tregojë të tjerëve vendin e tyre në “renditje”, duke cilësuar të gjithë klanin e Kardashianëve si “njerëz qesharakë me zero talent”.
41-vjeçari bëri komentet e tij në një deklaratë rreth familjes së famshme televizive amerikane, ndërsa iu bashkua kështu numrit të madh të aktorëve të tjerë të mëdhenj që kanë shprehur neverinë e tyre ndaj “klanit”.
Gjithashtu protagonist i “The Avengers” apo “Mission: Impossible”, Renner shtoi në revistën “GQ”: “Shikoni Kardashians. Mbase në fillim nuk ishin aq keq, por tani që vlejnë miliona duket sikur duhet të sillen çdo herë si idiotë në televizor me detyrim. Pa dyshim, unë nuk jam nga ata persona që kanë një gjykim të mirë për to”.
Veteranë të sagës "Bourne", por edhe fytyra të reja si vetë Renner, bënë që “The Bourne Legacy” të zaptonte majat e klasifikimit në kinematë botërore fundjavën e kaluar.



Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj