Hyrje | Bota e yjeve | Shqiptari nga Kumanova dhe Vermaleni i Arsenalit reklamojnë për “Adidas”-in

Shqiptari nga Kumanova dhe Vermaleni i Arsenalit reklamojnë për “Adidas”-in

image

Kush mund të thotë se në mesin e shqiptarëve nuk ka lojtar me një nivel të yjeve që luajnë në klube të famshme evropiane të futbollit?

E quajnë Almedin Ismaili nga Kumanova, futbollist i skuadrës modeste belge FC Katelijne, të cilit iu ka dhënë rasti për të reklamuar teshat për kompaninë e njohur të veshjeve sportive “Adidas”.

I riu nga Kumanova rrëfen për “Lajm” se si ka ndodhur që kompania e njohur sportive ta fusë në listën e superyjeve për të reklamuar veshjet e tyre. 

“Gjithçka ka ndodhur pa papritur dhe kujtuar. Unë merrem me futboll dhe në një ceromoni të ndarjeve të çmimeve për fundvit mu nda ‘titulli i lojtarit më të mirë të vitit për sezonin 2011/12’, kurse nga gazetaret u zgjodha ‘lojtari më seksi në terenin e gjelbërt’. Ky çmim u nda për ligën e tretë dhe të katërt në futbollin e Belgjikës. Edhe pas kësaj ‘Adidas’ shprehu interesim, duke më ofruar një mundësi për modelim, të cilën nuk e refuzova. Herën e parë kaluam shumë mirë, ndërsa tani shumë shpejt do të bëjmë edhe reklamën e dytë me tesha sportive dhe patika. E veçanta e këtij reklamimi është se të gjitha të ardhurat do të shkojnë për familjet që kanë nevojë. Jam shumë krenar që Zoti më ka dhënë rastin që përmes reklamimit të ndihmojë të varfërit”, ka thënë Ismaili.

Ai ka shtuar se kompania sportive “Adidas” e ka përzgjedhur atë së bashku me disa emra të njohur të futbollit si: Vermalen (Arsenal), Mbokani Lukaku (WBA), trajneri i Kombëtarës belge të futbollit, Mark Wilmots e të tjerë.

Ismaili paralajmëroi se së shpejti në një projekt të UNICEF-it do të përfshihen edhe emrat e klasit botëror si: Messi, Ramos, Beckham dhe disa të tjerë.

 

Subscribe to comments feed Komente (1 publikuar):

Alison në 04/03/2013 03:00:28
avatar
Nice read, I just passed this onto a coglualee who was doing a little research on that. And he just bought me lunch as I found it for him smile Thus let me rephrase that: Thank you for lunch! There are places and moments in which a single is so totally alone that one sees the world entire. by Jules Renard.
Thumbs Up Thumbs Down
0
total: 1 | Treguar: 1 - 1

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh: