Poll: Dashuria në 'estradë'
Cili është çifti më simpatik?
Hyrje | Bota e yjeve | Dy klipe për dy muaj

Dy klipe për dy muaj

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Këngëtarja e talentuar nga Shkupi Adelina Tahiri, ka realizuar këto ditë këngën më të re ‘Nuk jam penduar’ të cilës i ka shtuar edhe një klip të mrekullueshëm. Ky është klipi i saj i dytë brenda 2 muajve. Ajo kohë më parë realizoi klipin e këngës “Manipulatorë’ që pati shumë suksese

 

Lajm: Keni realizuar një këngë të re. Mund të na thoni me kë keni bashkëpunuar për kët këngë?

 

Adelina: Para pak kohe kam realizuar këngën time më të re “Nuk jam penduar”. Tekstin e këngës e ka shkruar Big Basta, kurse aranzhmanin e ka bërë Flori Mumajesi. Këngës i’a kam bashkangjitur edhe videoklipin.

 

Lajm: Ku i keni bërë xhirimet e videoklipit dhe sa kanë zgjatur?

Adelina: Videoklipi është regjistruar në Tiranë me produksionin MAX. Xhirimet kanë zgjatur afër 6 orë.

 

Lajm: A je e kënaqur me këtë videoklip?

Adelina: Jam shumë e kënaqur ngaqë nuk dyshoj në vetvete. Ishte gjithçka spontane, por mua personalisht më pëlqen. Është një klip i thjesht dhe i bukur ngaqë për një kohë shumë të shkurt u xhirua, mirëpo mendoj që është perfekt.

 

Lajm: Në klip shfaqesh e veshur në stilin ‘kauboj’. A është ky stili juaj i pelqyer?

Adelina: Po ëshë stili im i cili më përshtatet shumë. Edhe në përditshmëri jam e tillë. Në këtë klip u ndjeva më e lirë me këtë veshje.

 

Lajm: Kenga titullohet “Nuk jam penduar”. Për çka nuk pendoheni dhe për çka pendoheni?

Adelina: Përderi sa bëj diçka në jetë me vetëdije të plot, nuk ka se çka të pendohem, mirëpo nëse bëj gabim (siç gabojn të gjithë njerëzit) atëherë mundohem ti përmirësoj gabimet dhe të pendohem.

 

 

Lajm: Ku është dallimi mes këngës së re dhe këngës ‘Manipulator’ të promovuar para disa muajve?

Adelina: Bëhet fjalë për dy stile totalisht të ndryshme. Është diçka që nuk krahasohet. Njërën këngë e ka punuar Flori ndërsa tjetrën Enis Presheva dhe të dyjat më pëlqejnë.

 

Adelina festoi mbrëmjen e maturës

Adelina ka festuar mbrëmjen e së hënës maturën. Ajo ka përfunduar vitin e katërt në shkollën e mesme të muzikës ‘Ilija Nikollovski Lui” në Shkup. E veshur në një fustan të shtrenjt ka qenë e veçuar në atë mbrëmje. Ajo nuk ka treguar sa ka kushtuar fustani, vetëm ka thënë se për lookun e saj për këtë mbrëmje të veçant është përgatitur shumë. “Kjo natë për mua është e veçant. Po ndahem nga shokët e shoqet me të cilët kam kaluar një pjesë bukur të mirë të jetës” tha Adelina. Ajo shtoi se po përgatitet për t’u regjistruar në fakultetin e muzikës.

 

 

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst