Yll i vërtetë i Kroacisë për Kupën e Botës. Gjërat që duhet t’i dini për Kolinda Grabar-Kitaroviç

Presidentja e Kroacisë Kolinda Grabar-Kitaroviç me përkrahjen që i ka dhënë kombëtares kroate në botërorin “Rusia 2018” ka tërhequr vëmendjen e gjithë botës. Të shumtë janë kurreshtarët që duan të dinë se kush është presidentja bukuroshe kroate. Për të shuar kurreshtjen e lexuesve një biografi shkurtër e saj:

Kolinda Grabar-Kitaroviç u lind më 29 prill 1968 në Rijekë në pjesën kroate të ish Jugosllavisë. Presidentja kroate, 50 vjeçare, nënshkroi për një program shkëmbimi studentor, ndërsa në shkollë ka kaluar një vit në Shkollën e Lartë-Los Alamos në New Mexico.

Më vonë ajo studioi në Zagreb, Vjenë, Uashington DC dhe Harvard, përpara se të përfundonte studimet e doktoraturës në vendin e saj tre vjet më parë. Grabar-Kitaroviç flet rrjedhshëm gjuhën kroate, angleze, spanjolle dhe portugeze, ndërsa kupton gjuhët gjermane, franceze dhe italiane.

Pamja e saj disa simpatizuesëve të saj u zgjon asociacion me modelen Coco Austin dhe yllin pornografik amerikan Diamond Foxxx. Grabar-Kitaroviç u bë kryetarja e katërt i Kroacisë në shkurt të vitit 2015, si gruaja e parë në Kroaci.

Ajo ka mbajtur pozicione të shumëfishta që nga hyrja në Bashkimin Demokratik Kroat (HDZ) më 1993, duke filluar si këshilltare e Ministrisë së Jashtme.Pas studimeve të saj në Uashington DC, Grabar-Kitaroviç u kthye në Ballkan, duke iu bashkuar parlamentit kroat.

Para se të bëhet presidente, ajo ka punuar si ambasadore kroate në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe si asistente e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-së.

Kush është burri i saj?

Kolinda Grabar u martua me Jakov Kitaroviçin në vitin 1996 me të cilin ka dy fëmijë. Vajza e tyre, Catherine është 17-vjeçare, ndërsa djali Luka 15 vjeçar.

Loading...