Ymeri: Me ndihmën e tifozëve shpresojmë në fitore kundër Struga Trim Lum

Qyteti i Kumanovës ka shumë vite që nuk ka parë ndeshje futbolli të rangut të Ligës së dytë. Mirëpo, me ngjtjen e Goblenit në këtë kategori kjo mungesë e madhe po merr fund, dhe shikuesit e futbollit tani e tutje do të mund të ndjekin futboll kualitativ. E shtuna pritet të jetë një festë futbolli dhe shkallët  stadiumit të Bashkimit në Kumanovë ptitet të jenë plotë me tifozë, pasi janë të uritur për futboll.

Është për tu përshëndur edhe gjesti i drejtuesve të klubit kumanvar që hyrja për në stadium në ndeshjen hapëse kundër Struga Trim Lum të jetë falas.

Trajneri i Goblenit, Florim Ymeri ftonë tifozët që të mbështesin skuadrën në derbin kundër Struga Trim Lum, një prej favoritëve për titull në Ligën e dytë.

“Së pari presim.një ndeshje të mirë që do kënaqë edhe publikun kumanovar. Shpresoj që të shtunën të vijnë në numër sa më të madh për arsye se përballemi me një kundërshtar, ndoshta që.disponon, me lojtarë tejet kualitativ dhe me përvojë. Struga Trim Lum është ekip mjaftë e organizuar dhe në bazë të infomacioneve që kemi synojnë Ligën e parë. Prandaj ne kemi nevojë për çdo pikë, pasi në këtë vit synojmë mbijetesën dhe të.stabilizohemi në Ligën e dytë. Unë besoj shumë në lojtarët e mi dhe jam i bindur se secili që do të del në fushë do të jap maksimumin dhe kështu ne të gëzohemi fitores së.parë në kët rang garash”, u shpreh trajneri Ymeri.

Takimi Gobleni – Struga Trim Lum do të zhvillohet, të shtunën, në stadiumin e Bashkimit në Kumanovë me fillim prej orës 17:00.

Loading...