QENAN ALIU

Miq të dashur, Dje në Strugë në një farë mënyre u fyen nga kryetari i BDI-së z. Ali Ahmeti të gjithë ata që mendojnë ndryshe nga ai dhe partia e tij. Sipas tij janë apo vinë me sulme nga ,,disa qendra të shërbimeve,, apo të inspiruar nga ata gjoja për ta dobësuar një vlerë kombëtare. Por ju lutem, nuk ka askund budallenj që sulmojnë vlera, andaj partia politike nuk ka asgjë të bëjë me vlerë kombëtare, përkundrazi partia duhet të bazohet në vlera të përjetshme. Një ndër ata që ju kritikojë por kam momente edhe që ju kam mbështetur, por ju kritikojë jo për tu dobësuar por përkundrazi. Por ju nuk dëshironi dhe as që keni synuar të forconi barazinë e shqiptarëve por të forconi astarët e xhepave tuaj. Andaj z. Ahmeti, para se t’u pyes ju them se politika si fushë-veprim nuk është pronë e BDI-së dhe oligarkëve të sajë, por pronë e organizimit dhe barazimit të shoqërive. E tani ju pyes ;- Me cilën qendër biseduan, negocuan, konstruuan ,sajuan dhe shpërdoruan establishmenti i partisë që ju kryesoni një decenie në vazhdimësi. Ashtu sikur patëm mundësinë të dëgjojmë ajo qendër ishte protagonisti i policisë sekrete të Maqedonisë. E sa për mua, unë jam në qendër të familjes time.

Loading...