Z.Junker të lutem më dëgjo mirë: Nuk dua që kur të plakem të jemë shtetas i BE-së

Ejup Berisha

Bashkimi Europjan së shpejti e ka miratuar Strategjinë e re për zgjërimin e saj me shtete të reja të Ballkanit Perendimor të quajtur Plani 20-25 që do të thotë se zgjërimi me shtetet si Maqedonia, Shqipëria,Mali i Zi ,Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina duhet të bëhet pas 7 vitesh. Edhe pse ky afat më shumë vlenë për Serbinë dhe Malin e Zi sepse sipas paralajmërimeve të zyrtarëve të BE-së këtyre dy shteteve do tu jepet përparësi gjat anëtarësimit në një periudhë më të shkurtër. Ndërsa sa i përket Maqedonisë,Shqipërisë,Kosovës dhe Bosnjës dhe Hercegovinës kjo do të mund të ndodhë më vonë apo ndoshta edhe pas 27 vitesh -shënim i imi. Nga ana tjetër Bashkimi Europjan sqaron se strategjia është bërë për përshpejtimin e anëtarsimit të vendeve të Ballkanit Perendimor në gjirin e saj.Konsideroj se nëse shihet afati i ofruar për anëtarsim apo edhe nëse analizohet më mirë e më logjikisht ky nuk nuk shkurtohet por rritet apo shtyhet aq shumë sa që në afat shumë të shkurtër ai e humb kuptimin për njerëzit në moshë të mesme si dhe për ata në moshë të shtyer apo për pleqët shumica e të cilëve nuk do të jenë fare gjallë apo nuk do të jenë fare më në këtë botë kur të ndodhë anëtarësimi i Shteteve të tyre në BE. Apo edhe kur flasim për shumicën e qytetarëve në moshë të mesme këta nuk do të mund ti gëzohen aspak më anëtarësimit në BE nëse kjo ndodhë përshembull pas 27 vitesh sepse këta nuk do të kenë më as shëndetin e nevojshëm por më as fuqinë e duhur që ti gëzohen sa duhet jo vetëm anëtarsimit por ata më nuk do të mund ta festojnë festojnë as aktin e anëtarësimit. Pra flas për shtetasit shtetet e të cilëve pas 27 vitesh do të bëhen pjesë e Bashkimit Europjan. Ish kolegu im gazetar Urim Hasipi nga qyteti i Tetovës në profilin e tij në Facebook ka bërë një ironi lidhur me shkurtimin (lexo shtyrjen) e afatit për anëtarësimin e vendit tonë në BE, ai me një dozë humori dhe sarkazme ndër të tjerash ka shkruar Citat Urim Hasipi “Në vitin 2025 unë praktikisht i bie që të kemë mbi 60 vite moshë.Atëher as unë të duhem ty Europë, por as ti nuk më duhesh mua.60 vite tranzicion”. E unë do vazhdoj me një ironi tjetër sa i përket anëtarsimit të vendit tim në BE pas 27 vitesh. Pra këtë do ta përshkruaj me një ngjarje jete që i ka ndodhur një personi të moshuar.Ky pra gjatë tërë jetës së tij kishte luajtu lojën e fatit të njohur si Lotari. Por sa ka qenë i ri nuk ka fituar asnjëher një shumë të konsiderueshme parashë apo nuk ka arritur ta fitoj Preminë kryesore. Kjo atij i ndodh në moshën shtatëdhjet e pesë vjeqare. Dhe qfar bën ky njeri i moshuar i njëjti e gjen një arkitekt të mirë dhe i thotë sa para kërkon që të ma bësh një projekt për ndërtimin e disa Toaleteve publike në qytet. Projektuesi i habitur e pyet se pse i duhet kjo e ky i thotë se sa isha i ri asnjëher nuk pata fat të fitoj shumë para në lojëra fati tani kur u plaka e fitova atë që e prisja dhe e doja më shumë kur isha më i ri. Por çfar ndodhi shton njeriu i moshuar fatlum(fatkeq sipas tij) un shton ai e fitova tani në moshë të shtyer e fitova preminë pra kur nuk më duhen më aspak paratë. Prandaj ky i thotë projektuesit që tia vizatoj një projekt për ndërtimin e shumë Toaleteve publike me idenë që të gjithë qytetarët tia urinojnë (lexo pëshurrin) fatin që e ka pasur. Prandaj Z Junker o anëtarësimi i vendeve tona le të ndodh më shpejtë o nëse ndodh kur të plakemi le ta uinojnë të gjithë më shumë se shtatë miliard banorë të botës edhe fatin tim dhe të njerëzve të brezit tim. Më tej një prej qëllimeve të kësaj strategjie të re të BE-së për zgjërim ndër të tjera sipas hartuesve të saj pra institucioneve të Bashkimit Europjan është që përmes përshpejtimit të procesit të anëtarësimit të shteteve të Ballkanit Perendimor në BE të pengohet shtrirja e ndikimit Rus në rajonin tonë. Por deri në vitin 2025 apo deri në vitin 2045 ndikimi rus mendoj se do të dhjetfishohet në rajonin e Ballkanit Perendimor, sepse qysh tani ai është i pesëfishuar. Dhe derisa BE ta bëj anëtarësimin e shteteve tona në BE shumica e shteteve tona ndoshta do të jenë më shumë shtete anëtare të bllokut të aleancës me Rusinë sesa me Bashkimin Europjan. Prandaj edhe njëher apeloj le të përshpejtohet shumë më shpejtë procesi i anëtarsimit të shteteve të Ballkanit Perendimor në Bashkimin Europjan dhe pranimi le të bëhet në pako i të gjitha këtyre shteteve, sesa këtë ta bëj e para Rusia. Sepse në BE kërkohet përmbushja e shumë kritereve të vështira dhe strikte e Rusia këtë e bën me një të shprehur të vullnetit jo me shkrim por mjafton që kjo të bëhet vetëm me gojë. E ne si popuj të Ballkanit Perendimor dimë edhe që të lodhemi duke pritur dhe këtë lodhje mund ta shfrytëzoj pala tjetër në rastin konkret Rusia.Prandaj BE më shpejtë anëtarësoj shtetet tona në gjirin tënd sepse po se bëre ti këtë të njëjtën me gjithë dëshirë e bën dikush tjetër në rastin konkret pra po e përsëris këtë do ta bëj Rusia e Putinit. Prandaj edhe un si ish kolegu i im gazetar Urim Hasipi po ia bëj me dije Bashkimit Europjan se nuk dua që kur të plakem të bëhem shtetas europjan por nëse mundet të bëhem sa jamë akoma i ri. Por as BE-ja të mos gëzohet që do të pranoj më shumë pleq në mesin e saj. Sepse pleqët nuk i duhen askuj më bile as vetvetes sepse njerëzit kur plaken më shumë forcohen në gojë sesa në trup.

Loading...