Z. Kryeministër, lidhi zagarët e qeverisë!

Të dridhej zëri, të mbahej fryma. Përse vallë, ku të morën mushkëritë ajër të ndotur, the se zemrën e ke në vend, por volle vrer ndaj Kuksit. The se e do këtë vend por ke nisur 15 furgona me forca policie për Kukës, përse vallë zoti kryeministër, nga se ke frikë, nëse e do kaq shumë atë zonës shko ulu fol diskuto, apo dihet rezultati! Ç’keni kështu që jeni bërë si huliganë, nëpërmjet asaj pseudo prokurorie nxore 25 urdhër arreste, u shkove ne 03:00 te natës trimave I arrestove se ditën smundeshe valle apo mos kujton se do iknin nga frika?! Ndalu beg se ka hendek,ndalu kryeministër se ka trima veriu. Jugu është njohur për penë, por veriu për pushkë. Si mund ta ndash një krahinë të tillë. U tha syresh nga disa mbështetës të tutë se kishte qarqe të huaja mbrapa protestës. Erdhe me vrull ku the se do i ndëshkosh vandalet që dogjën pronën e atij koncensionarit tënd, ku me urdhër nga ty do vjedhë xhepat e atyre banorëve por edhe të gjithë shqiptarëve. The se do takosh kryetarin e bashkisë Kukës, i shkarkove këshilltarët e tu në atë bashki se mbrojtën ata qe I kane votuar, a s’të duket vallë se të ka ikur busulla shtrembër me këto vandalizma që po bën, apo harrove që edhe ty të kemi zgjedhur ne me votë?! Ç’të pengoi ta bëjë më parë këtë zotëri?! Pse nuk u ule me banorët, pse nuk i pyete, pse nuk bën një referendum? Sepse më në fund të fundit ajo është rruga jonë, është Rruga e Kombit, është e të gjithëve! Lidhi zagarët e qeverisë, e mos hap luftë. Thuaji asaj bareshës së Prokurorisë të merret me hajdutët që ke në çdo qark shtetëtor, jo me banorët sepse ajo e njeh mirë zemërimin e drejtë të banorëve në atë zonë dhe e di se çfarë ndodh më pas. Turp z. Kryeministër, turp sot e sa të keni të drejtë qeverisëse. Më fal nëse jam kaq e ashpër dhe ndoshta e dhunshme, por meqë nuk munda tu bashkohem atyre banorëve fizikisht, kam zgjedhur të protestoj nëpërmjet fjalës. Thuaji zotit Xhafa se Greqia për një takse u dogj disa herë, prandaj mos u merrni me banorët e Kuksit. Janë po ata grekë që ministrit të tyre ia dërguan plumbin në zarf, sepse po shkelte mbi ta. E pra i dashur kryeministri im hapi sytë, hiqe taksën sepse atij pinjollit Kastrat do ja shkërmoqin prapë trarin. Lumë Kukësi , Hasi e Tropoja për ju o djem e trima, lum ne si bashkëkombës që ju kemi dhe turp për qytetet e tjera që nuk u bashkuan me ata. Zoti qoftë me shqiptarët dhe me të drejtën hyjnore të tyre./Liljana Çerri

Loading...