Ejup Berisha
Ejup Berisha

Ejup Berisha

Z.Kryeministër Zoran Zaev të lutem pastroe oborrin e Qeverisë dhe Administratës shtetërore dhe publike nga njerëz të pa shkollë dhe të pa arsimuar. Mos ne e nëncmoni dhe nënvlersoni intelegjencën. Nëse janë të vërteta disa të dhena statistikore zyrtare se ne paskemi gati 500 persona pa asnjë ditë shkollim apo dhe me tetvjeqare edhe pse dyshoj se ky numër është edhe më i madh të punësuar në Administratë. Atëher sigurisht se i kemi edhe 40 mijë njerëz me arsimim të mesëm dhe sigurisht edhe më shumë se 20 mije me fakultete diplomat e të cilëve janë blere nëpër tezgat e Fakulteteve të vendit, të cilët njerëz studimet i kanë “kryer” pa asnjë ditë mundi dhe aktiviteti shkencor atëher kjo duhet të jetë një katastrofë e vërtetë për ne. Dhe Z Kryeministër më lejoni ju lutem që tu pyes direkt juve se cila është ndjenja dhe kënaqësia e juaj që të rrethoheni nga njerëz analfabet të dëshmuar. Me sa di unë Z.Kryeministër për ju më kanë thënë se jeni i shkolluar, i arsimuar dhe gjithashtu i sukseshëm në biznes prandaj se kuptoj se pse toleroni një gjendje të tillë që të rrethoheni nga njerëz të paditur. Unë për veten time nuk do të doja të isha Kryeministër i një shteti ku më shumë se gjysma e të punësuarve në organet dhe institucionet shtetërore dhe publike janë me shkollim të dobët apo edhe pa fare shkollim.Z.Kryeministër ne më parë qeshnim me Afrikën e si duket edhe ne këtu në vendin tone qenkemi më të prapambetur se banorët e shteteve të pazhvilluara Afrikne,të cilat ndoshta sot mund të na mbajnë mësime për nivel shkollimi arsimimi dhe edukimi. Z.Kryeministër ju lutem më thuani se cfar drejtësie është kjo kur në shtet ka njerëz të arsimuar të cilët bredhin rrugëve dhe vuajnë për një vend pune e ne në organe shtetërore dhe publike kemi analfabet dhe gjysëm analfabetë që ndoshta janë edhe shefa të sektorëve kyq administrativ. E di se ju nuk keni faj për punësimin e tyre në të kaluarën por tani e tutje do të jeni bashkfajtor me para-ardhesit tuaj që të njëjtët i kanë punësuar këta njerëz në shtet, poqëse nuk e bëni pastrimin e administratës nga njerëz të tillë të pashkolluar. Z Kryeministër merr në duar fshesën e madhe dhe pastroe administratën nga njerëz analfabet të cilët nuk e dine se çfar është shkolla ose kanë harruar se duhet të shkojnë nëpër Shkolla dhe Fakultete. Ndërsa Z.Kryeministër Ministren e arsimit dhe shkencës Z.Renata Deskoska të cilën e njoh personalisht kur ta takoj do ta çortoj se ne që kemi mësuar na paska marrë në qafë, sepse sa ishim student të saj ajo përditë na këshillonte që të mësojmë dhe stujojmë.E ne të paktën në vend të kësaj kemi mundur të mos mësojmë fare se sot të paktën do të ishim shefa në administratë. A e dini pse Z.Zaev sepse fatkeqsisht këtu te ne njerëzit e shkolluar nuk po i do tregu i punës.

Loading...