Z.Makron po i reformove politikën dhe politikanët e BE-së urdhëroni edhe te ne në Ballkan me një mison të ngjashëm S V P

Ejup Berisha
Ejup Berisha

Z.Emanuel Makron Presidenti i Republikës Franceze dëshiron që të bëj reforma të sinçerta në kuadër të BE-së.I njëjti ka paralajmëruar se kërkon kthim të vlerave dhe parimeve të vërteta dhe autentike europjane. Dhe jo vetëm këtë Z.Makron gjithashtu dëshiron që ti reformoj edhe strukturat e caktuara politike në kuadër të Bashkimit Europjan. Z.President po patët sukses në realizimin e ideve dhe qëllimeve tuaja për reforma atje ju lutem urdhëroni dhe merrni një nismë të ketille edhe te ne këtu në Ballkan me qëllim të reformimit të shoqërisë dhe komunitetit politik të shteteve të këtushme në mesin e të cilave bën pjesë edhe Republika e Maqedonisë.Por Z.Makron me lejoni tu paralajmëroj se do ta keni shumë të vështirë realizimin e një procesi të tillë reformues te ne sepse këtu asnjëher nuk janë vendosur parime e as rregulla për të bërë politikë sepse të gjithe politikanet ballkanik kanë punuar dhe vazhdojnë të punojnë kokë më vete apo këta gjithmonë e bëjnë vetëmse atë çfar u thotë koka e tyre. Një kokfortësi e pashpjegueshme dominon në mesin e politikanëve këtu që mund të mos e imagjinoni e as tua merr mendja Z.President këtu gati të gjithë flasin për demokraci dhe respektim të lirisë dhe barazisë por veprimet e tyre janë fillim e fund Autokratike.Këta mund të të flasin me ore të tëra e të mbajnë ligjerata shumë të bukura e të këndshme për Demokraci por pas përfundimit të ligjeratave, ligjëruesit janë në gjendje ta keqtrajtojnë por edhe dhe rrahin tërë auditorin prezent në sallë që i kanë dëgjuar ligjeratat e tyre.Politikanët ballkanik janë të dashuruar shumë në pushtetin që e kanë prandaj e ruajnë me xhelozinë më të madhe, ata për të janë në gjendje ti bëjnë edhe krimet më të medha vetëmse për mos ta humbur pushtetin.Prandaj Z.President edhe kur u këtyre u thua mashalla të njejteve u duket se po u thua plasni. Në skenen politike të shteteve të Ballkanit Z.President nuk ka debate sic keni ju në Europë sepse nuk ka as dialog por ka vetëmse diktaturë imponime dhe njëmendësi. Pluralizmi si një prej parimeve dhe mekanizmave shumë të rendesishëm të Denokracisë këtu nuk egzistojnë. Edhe pse ketu te ne një pjesë e politikanëve janë viktima të njëmendësisë dhe diktaturës që ka zgjatur gatise një gjysëm shekulli, ketyre kur tu jepet mundësia dhe vijnë në pushtet me leht përcaktohen për njëmendesi dhe diktaturë sesa për demokraci dhe pluralizëm. Z.President Makron nuk arrij ta kuptoj këtë fenomen por jamë i bindur se të njejtin nuk do te arrini ta kuptoni edhe ju. Ndoshta ka të bëjë me atë fenomenin e tentimit të hakmarrjes të viktimes ndaj agresorit, por që në fund mund të ndodh ajo më e papritura që viktima të dashurohet te agresori i vet dhe kjo pra vërtetë është shumë e çuditshme. Më tej Z.President këtu të gjithë të flasin për reforma e ndryshime por nga ana tjetër të gjithë vazhdojnë të veprojnë me mentalitetin e paraardhësve të tyre. Si duket në Ballkan askush nuk e kupton fjalën ndryshim. Kjo fjalë nuk do të thotë që të mendosh dhe veprosh njëjtë si në kohët e mëparshme. Konsoderoj se po u bë fjalë për ndryshime gjithqka duhet të jetë më ndryshe që mos ti ngjajë realiteteve paraprake politike. Z.Makron mendoj se ndryshimi duhet të ofroj risi dhe cilësi të papara deri tani. E te ne mu kjo mungon pra mungojnë risitë dhe cilësitë në modelin e qeverisjes praktike. Por Z.Makron si zakonisht me teorinë gjithmonë gjithcka është në rregull pra kur dëgjon debate dhe fjalime në forume të ndryshme politike lirisht mund të mendosh se athua vallë ka shtete më demokratike dhe me liridashëse se këto të Ballkanit. Por Z President realiteti gjithmonë është më ndryshe e ai është më i zymtë dhe radikalisht më i keq se që dëgjohet. Z.President ju informoj se te ne fjala Demokraci është zbehur nga përdorimi i stërtepruar por parimet dhe elementet e saj janë shumë të reja bile mund të themi se janë edhe shumë të freskëta.
Kjo i ngjanë situatës kur e bleni njl makinë të re në sallon shitjeje makinash dhe prej këtu të njëjtën e dërgoni drejtë në oborrin e shtepisë dhe nuk e ndizni kurrë motorrin e saj për ta vozitur. Kështuqë kur ta shitni pas 15 apo 20 vitesh të njëjtën mund të lavdroheni se keni makine fiks te re por tanimë është shumë e qarte se ajo e ka humbur cilesine dhe vlerën sepse makina blihet per tu ngarë e jo për tu mbajtur në oborrin e shtëpisë. Edhe demokracia është fenomen shoqëror që duhet të funkcionoj në praktike e jo vetëm të qëndroj në tekste të librave dhe deklarata të shumta të politikanëve.Pra të gjitha fenomenet shoqerore si Denokracia, liria,barazia,transparenca,sinceriteti, ndershmëria.qeverisja e mirë,bartja e pergjegjsise si dhe dhënia e llogarisë në opinion nëse nuk zbatohen në praktikë nuk kanë asnjë vlerë sepse këto duhet të vërtetohen përmes zbatimit praktik të tyre.E këtu edhe shkencëtarët dhe ithtarët më të mëdhej të demokracisë po u futën në politikë harrojnë se deri dje kanë ligjëruar me të madhe teori për demokraci dhe në momentin kur u jepet mundësia të bëjnë dicka konkrete këta bëhen autokrat të përbetuar duke harruar se më parë natë e ditë kanë shkruar tekste akademike me të cilat e kane promovuar dhe madheruar pozitivisht Demokracinë.Prandaj Z.President Makron po e refoemove realitetin politik si dhe eliten politike europjane atëher urdhero edhe këtu te ne në Ballkan me një mision të ngjashem. Por këtu druaj se duke tentuar ti reformosh politikanët mos vallë këta po arrijnë që tu mashtrojnë edhe juve dhe ne vend që ju ti reformoni ata të njëjtët të arrijne tu reformojnë juve me mesimet e tyre të prapambetura e të mbrapshta si dhe tendencioze. Sepse politikanët e këtuit në çdo çast përdorin më së shumti mashtrime,intriga dhe gënjeshtra në praktike sepse sinçeritetin gatise kurrë se kanë përdorur dhe nuk e perdorin në jetën e tyre.Pasiqë këta në të shumtën e rasteve janë konformistë dhe oportunistë e jo pragmatik dhe praktik.

Loading...