Z. president zbatoje obligimin tënd kushtetues dhe dekretoje ligjin për gjuhët

Ejup Berisha
Ejup Berisha

EJUP BERISHA

Z.President nënshkruaje aktin e shpalljes së ligjit për Përparimin e përdorimit të gjuhëve të bashkësive tjera etnike në Republikën e Maqedonisë. Të moskeqkuptohemi ky nuk është kërcënim e as urdhër por një sygjerim dashamirës drejtuar juve Z.President edhe pse ju informoj se miqësia jonë tanimë ka marrë fund qysh moti. Por pavarsisht raporteve tona të pavolitshme personale unë sërish me dashamirësinë më të madhe po u sygjeroj Z.President i Republikës nënshkruaje ligjin për gjuhët dhe ky akt juridik shumë i rëndësishëm le të hyjë sa më parë në fuqi sepse i njëjti është i mirë jo vetëm për shqiptarët por edhe për të tashmen dhe të ardhmen e shtetit tonë të përbashkët Republikës së Maqedonisë. Z.President me këtë veprim do të dëshmosh se je President i të gjithë qytatarëve të vendit por me nënshkrimin tënd do të na respektosh edhe neve votuesve shqiptar që ta dhamë besimin për tu bërë dy herë radhas President shteti e që ti nuk na llogaritë aspak sepse nuk e respekton një dëshirë apo vullnet të kahmotshëm tonin. Z.President ngritu mbi intresat e tua të ngushta politike e personale dhe dëshmo se je President i të gjithë qytetarëve apo vërteto se je Baba i vërtetë i kombit ashtu siç të kamë perceptuar dhe prezentuar shumë shpesh më parë në opinion. Z.President në fund të fundit ti je i obliguar ta dekretosh ligjin sepse ky është obligim kushtetues i yti i paraparë me nenin 75 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë. E obligimet Kushtetuese jo vetëm ti por këto është i obliguar që ti respektoj çdo subjekt tjetër politik. Pra të gjithë pa përjashtim duhet ti zbatoni pa shtyerje dhe kundërshtime obligimet kushtetuese. Z.President sipas nenit 75 të Kushtetutës në paragrafin e parë thuhet se ligjet shpellen me dekret.Sipas paragrafit 2. Dekretin për shpalljen e ligjeve e nënshkruajnë Presidenti i Republikës dhe Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.Në paragrafin 3 qëndron se Presidenti mund të vendos që të mos e nënshkruaj dekretin për shpalljen e ligjit. Me këtë rast Kuvendi sërish e shqyrton dhe poqëse të njëjtin e miraton me shumicë votash nga numri i përgjithëshëm i deputetëve Presidenti i Republikës është i obliguar që ta nënshkruaj dekretin për shpalljen e ligjit.Sipas paragrafit 4 Presidenti është i obliguar ta nënshkruaj ligjin poqëse në bazë të Kushteutës ligji sillet me dy të tretat e votave të deputetëve nga numri i përgjithshëm i tyre. Gjithashtu sipas nenit 75 të Kushteutës që të mund të hyjë në fuqi ligji duhet të miratohet me shumicë të caktuar të votave të numrit të përgjithshëm të deputetëve.Për të filluar procedurë për votimin me qëllim të miratimit të ligjit në Kuvend është e nevojshme pjesmarrje e shumicës së numrit të përgjithshëm të deputetëve .Ligji për përdorimin e gjuhëve miratohet me shumicë votash të deputetëve prezent në sallën plenare të Kuvendit por jo më pak se 40 deptetë.Në ditën kur u miratua ligji për përparimin e përdorimit të gjuhëve të bashkësive tjera etnike konsideroj se kishte shumicë të nevojshme të deputetëve të pozitës prezent në mbledhjen plenare të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Me këtë rast në të morrën pjesë edhe shumica e deputetëve të Partisë opozitare VMRO-DPMNE që gjatë kohë e bojkotonin punën e Kuvendit. Prandaj Z.President në bazë të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë ti je i obliguar që ta nënshkruash dekretin për shpalljen e ligjit për përdorimin e gjuhëve të bashkësive tjera etnike në RM dhe bëje një gjë të tillë.Hamendja eventuale e juaja apo vendimi që mos ta nënshkruani këtë ligj janë bazë për shkelje të Kushteutës së vendit dhe për mos respektim të vullnetit dhe të drejtave dhe lirive të pjestarëve të bashkësive tjera etnike që jetojnë në Republikën e Maqedonisë. Fjala se Presidenti është i obliguar ta nënshkruajë ligjin paraqet obligim e jo të drejtë më për të që ta dekretoj ligjin në fjalë nëse respektohen dispozitat e nenit 75 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë dhe procedurat e parapara ligjvënëse. Prandaj President nënshkruaje ligjin dhe zbatoe Kushtetutën. Sqarim Presidenti i Republikës së Maqedonisë nuk ka veto të plotë suspenzive të ligjeve por vetëm veto shtyrëse këtë e kam sqaruar në një shkrim timin të mëhershëm lidhur me këtë qështje në Gazetën Lajm.

Loading...