Ejup Berisha
Ejup Berisha

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov e ka bllokuar procesin e hyrjes në fuqi të ligjit për përparimin e përdorimit të gjuhëve të bashkësive të tjera etnike në R.M me vendimin për mos ta nënshkruar Ligjin në fjalë. Kjo paraqet një akt të shkeljes flagrante të Kushtetutës së vendit dhe të realizimit të të drejtës themelore dhe të vullnetit të një popullate të tërë në rastin konkret të shqiptarëve për ta përdorur në permasa më të gjëra gjuhën amtare në komunikim me organet e pushtetit qëndror. Kjo situatë duhet të debllokohet nga ana e Organit më të lartë ligjvënës Kuvendit i cili është dashur të parasheh masa adekuate për tejkalimin e situatave të këtilla të bllokimit të procesit të hyrjes në fuqi të ligjit për gjujët nga ana e Presidentit. Por si duket ky organ nuk ka arritur ti parasheh të gjitha situatat që mund të ndodhin lidhur me qështjen kur Presidenti vendos ta bllokoj procesin e hyrjes në fuqi të ligjit gjë që ka bërë nënvlersimin e peshës dhe pozicionit politik të Presidentit në sistemin politik të vendit Një sjellje shumë e papjekur dhe shumë naive e Kuvendit që duhet të diskutohet dhe analizohet më thellsisht në aspekt analitik shkencor por edhe praktik.Problemi qëndron në faktin se në politikë duhet të parashihen të gjitha rrethanat dhe situatat e favorshme politike por më së shumti të pafavorshmet si dhe pasojat që mund ti sjell një sjellje e caktuar e një faktori politik apo i një bartësi të pushteti faktik të pushtetit shtetëror. Edhe pse kjo është një moment i ri në politikën e vendit nga e cila duhet të nxirren mësime nga ana e Organit më të lartë ligjvënës Kuvendit me qëllim të daljes nga kjo situatë e pavolitshme meqë paraprakisht ky nuk ishte i vetëdijshëm për faktin se Presudenti po e respektoi Kushtetutën dhe po deshti ti kuptoj dhe zbatoj obligimet e tij kushtetuese do të ishte gjithqka në rregull dhe do ta nënshkruante ligjin por ja që Presidenti kësaj radhe në rastin konkret ka vendosur të mos veproj në bazë të Kushterutës por në bazë të volluntarizmit të vetë politik apo është ishtyrë nga ndonjë qendër më e fuqishme e vendim marrjes politike që ta bllokoj ligjin e gjuhëve. Qoftë si do qoftë Presidenti deri tani arriti ta bllokoj procesin e hyrjes në fuqi të ligjit për Përparimin e përdorimit të gjuhëve dhe defakto ia arriti qëllimit e bllokoi fazën e fundit dhe më të rëndësishme të procesit ligjvënës atë të hyrjes në fuqi të ligjit në fjalë apo të atij për gjuhët. Me këtë ky i fundit në aspekt të rolit pozicionit dhe peshës politike e defaktorizoi Kuvendin si organ më i lartë i pushtetit në vendin tonë dhe nëse Kuvendi nuk gjenë metoda dhe mekanizma adekuat për debllokimin e këtij procesi ligji për gjuhët nuk do të mund që të shpallet në gazetën zyrtare me qëllim që pas tetë ditësh nga shpallja e tij të hyjë në fuqi. Kuvendi duket se akoma nuk ka gjetur ndonjë mekanizëm efikas juridik e as politik për ta detyruar Presidentin e Republikës që ta dekretojë ligjin e gjuhëve. Si duket edhe një kohë të gjatë nuk do të gjejë zgjidhje sepse Kuvendi është viktimë e naivitetit të vetë apo i bindjes se Presidenti është i obliguar ta nënshkruaj ligjin edhe pse kjo në aspekt kushtetues juridik është kështu por në aspekr faktik politik të ushtrimit të pushtetit jo apo këtu gjërat ndryshojnë rrënjësisht sepse Presidenti Defakto ka vendosur që mos ta zbatojë obligimin e tij Kushtetues që ta dekretojë ligjin për gjuhët.Ky me këtë rast nuk e respekton edhe kohabitacionin apo bashkjetesën me Kuvendin.Ky i fundit nga ana tjetër nuk ka arritur të gjejë zgjidhje për këtë situatë të pafavorshme ligjvenëse.Unë Kuvendir do ti tregoja se si ta tejkalojë situatën e tanishme por jo në këtë shkrim. Prandaj pres që Kryetari i Kuvendit Z.Talat Xhaferi të më ftoj me qëllim që unë ta këshilloj atë se në cfar mënyre të del nga situata aktuale e pafavorshme juridiko politike. Z.Talat Xhaferi i kamë thënë se mund të jemë këshilltar i tij por ky e injoroi ofertën time para një viti kur ja dhashë që të jemë këshilltar i tij. Prandaj ndodhet në gjendjen në të cilën ndodhet tani sepse në disa raste ja si ky në politikë më i rëndësishëm është aspekti faktik i ushtrimit të ndonjë kompetence sesa ai juridik.Prandaj un edhe pëkundëer injorimit të ofertës time nga ana e Kryetarit të Kuvendit për tu bërë këshilltar i tij prap të njëjtit i themë Z Xhaferi Unë prap mund të jemë Këshilltar i yti bile edhe më i mirë dhe më i vlefshëm se ata që i ke rreth vetes e të cilët të kanë futur në këtë situatë të pavolitshme dhe nuk dinë të ta tregojnë rrugën se si të dalësh prej sajë. Prandaj Z.Kryetar i Kuvendit të RM-së po tu dasht ndihmë profesionale politiko-juridike me angazhim praktik jamë i gatshëm pëe oferta nga ana juaj.

Loading...