Kryeministri Zoran Zaev sot është takuar me drejtorin e Institutit për Trashëgimi Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, Skender Asanin, i shoqëruar nga përfaqësues të Institutit, Zekirja Ibrahimin, Nora Maliqin dhe Sefer Tahirin.

Në takim, siç bëri të ditur pres shërbimi qeveritar, është biseduar për çështje me qëllim të funksionimit efikas të këtij institucioni shkencor shtetëror.

“Shkenca e lëvizë botën dhe unë si kryeministër dhe kjo Qeveri jemi të përkushtuar që ta mbështesin shkencën si vlerë”, tha kryeministri Zaev.

Përfaqësuesit e Institutit bënë të ditur për problemet që i kanë lidhur me kushtet hapësinore për punë, për nevojat e mbështetjes financiare për realizimin e projekteve të rëndësishme të Institutit, për të cilat, siç është kumtuar, ka interes nga SHBA-ja, opinioni shkencor evropian dhe rajonal, për motivimin e të punësuarve në veprimtarinë shkencore.

Në këtë drejtim, është biseduar për mbështetjen e Qeverisë rreth sigurimit të hapësirës funksionale përkatëse për punën e Institutit, si dhe për mbështetjen e projekteve me rëndësi më të gjerë shkencore.

Si e rëndësishme ishte theksuar Konferenca “Ballkanologjia sot” , që është planifikuar të mbahet vjeshtën e ardhshme, në të cilën, siç u tha, marrin pjesë shkencëtarë nga Ballkani dhe vendet evropiane dhe është një mundësi e mirë për promovimin e Maqedonisë sipas konceptit që po zhvillohet, një shoqëri për të gjithë përmes frymës së bashkëpunimit rajonal.

Është mirë të krijojmë ura edhe në shkencë, përmes multikulturës në shtetin tonë, por edhe në relacion me popuj të tjerë, që e kaluara të jetë themeli i stabilitetit të së ardhmes së rajonit dhe më gjerë, është konkluduar në takimin e kryeministrit Zoran Zaev me përfaqësuesit e Institutit për Trashëgimi Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Maqedoni.

Loading...