Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, sot ka realizuar bisedë telefonike me sekretariatin e përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg.

Nga Qeveria njoftojnë se Stoltenberg ka uruar Zaevin për procedurat e mëtejshme për zbatimin e marrëveshjes së Prespës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Stoltenberg ka përshëndetur guximin, vendimin e madh të deputetëve dhe i ka thënë kryeministrit se në NATO janë të lumtur që Maqedonia po vazhdon përpara, duke thënë se NATO mbetet e fokusuar në përfundimit e procesit për integrimin e vendit në Aleancë”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Ata shtojnë se Zaevi e ka falënderuar sekretarin e përgjithshëm dhe ka thënë se deputetët tejkaluan dallimet partiake për të mirën e shtetit dhe sollën vendim të rëndësishëm.

Loading...