Afaristë nga jashtë, të afërt me Rusinë, kanë ndarë mijëra dollarë për të nxitur dhunë me qëllim që të pengohet anëtarësimi i Maqedonisë në NATO, ka deklaruar kryeministri maqedonas Zoran Zaev për BuzzFeed News, transmeton Gazeta Lajm.
Zaev ka thënë se qeveria e tij posedon raporte se disa “afaristë grek” që “janë mbështetës të kauzës ruse” I kanë ndarë disa maqedonasve shuma nga 13.000 deri në 21.000 dollar për të “kryer akte të dhunshme” para referendumit ku do të vendoset nëse Maqedonia do t’i bashkangjitet NATO-s, transmeton Gazeta Lajm.
Siç shkruan BuzzFeed News, kryeministri Zaev ka refuzua që të përmend me emra personat që qëndrojnë pas parave të shpërndara, për shkak të situatës së ndjeshme. Ai ka thënë se policia ka zbuluar këto veprime nga pjesmarrësit në protestat e dhunshme para Kuvendin në qershor.
Tekstin e plotë mund ta lexoni në këtë LINK

Loading...