Opinione

Zaev, çlironi qytetarët nga kamerat e policisë sekrete nëpër rrugë

qenan-aliu-450x270

QENAN ALIU

Kamerat e vendosura dikur nga MPB-ja për monitorimin e hapësirave publike dhe rrugëve në kryeqytetin e vendit janë nën kontrollin e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim. Vetëm kjo drejtori ka qasje direkte në materialet e këtij softueri. Byroja për Rendin Publik mund ti merë vetëm me pëlqimin e kësaj madje edhe për aksidentet e komunikacionit. Këtë e kanë pohuar edhe ministri aktual i këtij dikasteri, atëherë po në këtë detyrë në qeverinë teknike dhe ekspert tjerë të fushës. Prandaj z. Zaev urgjentisht ÇLIRONI qytetarët nga monitorimi i policisë sekrete. Kjo kërkohet edhe nga Raporti i z. Pribe. Shteti është i menduar si aparat i tillë që duhet të jetë sa më larg jetës së qytetarëve, ndërkaq atyre duhet tu jetë në mbrojtje dhe ndihmë vetëm atëherë kur ata kanë nevojë. Pra ata janë pronarë të shtetit sepse janë TAKSAPAGUES, nga të cilët merr paga edhe policia sekrete !

To Top